Sport
‘Boll luajti si majmun’, drejtuesit e Real Madrid…
Presidenti i Shoqatës së Agjentëve në Spanjë, Pedro Bravo, lëshoi një deklaratë që ka shkaktuar polemika. Ai tha që “Vinicius Junior të mos kërcejë si majmun në fushë” dhe kjo ka bërë që lojtari dhe Real Madrid të reagojnë.
“’Për aq kohë sa ngjyra e lëkurës është më e rëndësishme se sa shkëlqimi i syve, do të ketë luftë’.E kam bërë tatuazh në trupin tim këtë frazë. Është një mendim që qarkullon gjithmonë në mendjen time. Ky është qëndrimi dhe filozofia që tentoj të aplikoj në jetën time.
Lumturia e fitores së një braziliani të zi sjell shqetësime në Europë, por dëshira ime për të fituar, buzëqeshja dhe vezullimi në sytë e mi janë më të mëdha se racizmi”, shkruan Vinicius.
“Real Madrid refuzon çdo lloj shprehjeje dhe sjelljeje raciste dhe ksenofobike në fushën e futbollit, sportit dhe jetës në përgjithësi, si komentet e mjerueshme të bëra në orët e fundit ndaj lojtarit tonë Vinicius Junior.
Reali dëshiron të shfaqë gjithë dashurinë dhe mbështetjen për Vinicius Junior, një lojtar që e interpreton futbollin si një qëndrim ndaj jetës bazuar në gëzim, respekt dhe sjellje sportive.
Futbolli, që është sporti më global që ekziston, duhet të jetë shembull vlerash dhe bashkëjetese. Klubi ka udhëzuar që të ndërmerren veprime ligjore kundër kujtdo që përdor shprehje raciste ndaj lojtarëve tanë”, shkruan Reali në reagimin e bërë.