Connect with us

Politike

Ku është vjeshta e nxehtë e protestave

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, është pyetur disa herë nga gazetarët në konferencën e sotme për mediat, lidhur me protestat e paralajmëruara nga opozita për këtë vjeshtë. Meta nuk dha një përgjigje të qartë, por theksoi se aktualisht sfida e tyre është që të “menaxhojnë padurimin e qytetarëve dhe ta kthejnë në një forcë për ndryshimin e Shqipërisë.”

“Pranvera e protestave ka nisur. E kuptoj padurimin, interesin, kuriozitetin. Problemi dhe sfida jonë është menaxhimi i këtij padurimi që të kthehet në një forcë të vërtetë për ndryshimin e Shqipërisë.”

Kujtojmë se Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë lajmëruar për një shtator “të nxehtë politik” të shoqëruar me protesta me qëllim rrëzimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike deri në zgjedhjet e reja për një qeveri të re.

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat për të adresuar çështjen e hakërrimit të disa prej sistemeve shqiptare që përmbajnë të dhëna sensitive të vendit. Kreu i PL-së i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë urgjentisht një hetim të thelluar për evidentimin e përgjegjësive të qeverisë dhe institucioneve të tjera.

Sipas Metës, përgjegjës kryesor për hakerimin e të dhënave sensitive është kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij, legjitimoi edhe hakerimin e parë, atë të të dhënave që rrodhën para zgjedhjeve të prillit të vitit 2021 dhe vënia e tyre në dispozicion të patronazhistëve.

“ Rama në 6 maj 2022, kërkoi t’u impononte bankave kryerjen e shërbimeve nëpërmjet e-albania. Gjë që u refuzua prerë nga banka e Shqipërisë e banka të tjera. Kjo kërkesë e çuditshme vinte në një kohë hakerimesh. Ekspertët theksojnë që hakerat kanë depërtuar në të dhënat e shqiptarëve që në maj 2021, dhe janë kryer veprime të tjera hakërruese, tetor 2021, janar 202. Kërkojmë të bëhet transparencë e plotë se çfarë ka ndodhur realisht. Transparencë me planin e masave dhe garantimin e sigurisë së sistemeve. Prokuroria të bëjë urgjent një hetim të thelluar e serioz, për evidentimin e përgjegjësive të qeverisë e institucioneve të tjera…”

Advertisement