Sport
Kosova spektakël në Ligën e Kombeve
Kosova dhuroi spektakël ndaj Qipros dhe e mbylli në mënyrën më të bukur Ligën e Kombeve. Mbrëmë në “ Fadil Vokrri” Kosova e mposhti 5-1 Qipron në ndeshjen e fundit në Grup dhe siguroi vendin e dytë në grupin 2 të Ligës C. Fitorja u fut në kasafortë që në pjesën e parë të cilën dardanët e mbyllën në avantazhin e dy golave.
Autor ishin Muslija dhe Rrudhani. Në fraksionin e dytë Vedat Muriqi shpërtheu duke vijuar me asise dhe gola. Të tretin e shtoi Rashani pas një pasimi të sulmuesit shtatlartë dhe më pas ishte vetë Muriqi që tundi rrjetën dy herë në minutat 52 e 84. Qipro mundi vetëm të shënojë golin e nderit. Me 9 pikë Kosova e mbyll vetëm pas Greqisë grupin në Ligën e Kombeve duke arritur tre fitore dhe humbur po kaq ndeshje