Connect with us

Aktualitet

VIDEO/ Të rinjt godasin me leva punëtorët e karburantit

Sherr masiv në Ksamil! Rreth 10 të rinj kanë sulmuar punonjësit e një karburanti në Ksamil. Pamjet e publikuara nga TopChannel tregojnë se persona të paidentifikuar kanë sulmuar punonjësit e karburantit me leva dhe me shkopinj.

Në sfond dëgjohen të bërtitura nga të pranishmit në vendngjarje dhe banorët e zonës. Ende nuk dihet se si ka nisur sherri apo se çfarë ka ndodhur saktësisht në hyrjen e këtij karburanti, por policia e Shtetit ka identifikuar një prej sulmuesve.

Emri i tij nuk është bërë publik, por mësohet se bëhet fjalë për një person me precedent penalë. Pritet që në vijim të zbardhen detaje në lidhje me këtë ngjarje.

Advertisement