Aktualitet
Dorëzohet në polici ish-kryebashkiaku i Lezhës
Edhe pse urdhër arresti për ish kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frroku është lëshuar që në orën 13:00, policia ende nuk ka arritur ta arrestojë.
Frrokaj ka marrë kontakt me policinë dhe është duke pritur veprimet procedurale.
Avokati ka sqaruar se Frrokaj ka qenë duke u kthyer për në Lezhë dhe ka lajmëruar vetë autoritetet për të kryer procedurat e dorëzimit të tij.
Kujtojmë se ish kryebashkiaku i Lezhës është dënuar sot Nga Gjykata e Apelit të Shkodrës me vendim të formës së prerë me 3 vite burg për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të pronave tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.