Connect with us

Lifestyle

Musk tani kërkon para nga përdoruesit e Twitter-it

Përdoruesit e Twitter që kanë shpenzuar vite duke gjeneruar audiencën e tyre dhe kanë arritur verifikimin e shumëpritur të llogarisë së tyre nga platforma, tani do të duhet të hapin portofolin e tyre nëse duan të mbajnë atë distinktiv.

Verifikimi në Twitter, deri më tani, u jepet personazheve publike, institucioneve, kompanive ose atyre që kanë një numër të mirë ndjekësish dhe janë me rëndësi shoqërore. Dhe nuk ka asnjë kosto.

Por sipas një raporti të fundit, tashmë që Elon Musk është pronar i saj, i gjithë procesi i verifikimit do të rinovohet dhe, më e keqja, ata që e kanë tashmë do të duhet të paguajnë 20 dollarë në muaj nëse duan ta mbajnë.

“I gjithë procesi i verifikimit është duke u rinovuar tani,” shkroi Musk në Twitter të dielën. Sipas raportit, kompania dëshiron të rrisë abonimin e saj premium opsional – të quajtur Twitter Blue – nga 4,99 dollarë në 19,99 dollarë në muaj.

Në këmbim, Twitter do të shtojë më shumë veçori, duke përfshirë verifikimin, për ta rritur abonimin e tij në atë që dëshiron të tarifojë. Por ata që duan ta bëjnë këtë, d.m.th., përdoruesit aktualë të verifikuar kanë 90 ditë për t’u abonuar në Twitter-in e ri Blue pas fillimit të tij ose do të humbasin verifikimin.

Lifestyle

13 ushqimet që s’duhen ruajtur në frigorifer

Të gjithë e ruajmë ushqimin në frigorifer, por jo çdo ushqim është i përshtatshëm për t’u ruajtur në temperatura të ulta. Ka raste që i ftohti përshpejton shpërbërjen ose ndryshon shijen origjinale. Është e vërtetë se shumë produkte ushqimore duhet të ruhen në frigorifer, ndërsa ka disa ushqime të veçanta që kurrë nuk duhet të qëndrojnë në të ftohtë. Më poshtë po ju prezantojmë me një listë produktesh që nuk e “duan” ambientin e ftohtë.

Borziloku
Borziloku nuk mund të ruhet në frigorifer, sepse temperaturat e ftohta e bëjnë të thahet shpejt. Ai gjithashtu ka tendencën të thithë aromat e ushqimeve të tjera në frigorifer.

Domatet
Në qoftë se ruhen në frigorifer, domatet humbasin shijen. I ftohtii i pengon ato të piqen.

Patatet
Patatet përkeqësohen në temperatura të ulëta. I ftohti i bën ato më të pudrosura me miell; niseshteja kthehet në sheqer dhe shija e tyre ndryshon.

Buka
Buka është një nga ushqimet që shumë njerëz e mbajnë në frigorifer dhe ky është një gabim i madh. Me temperaturat e ulëta, buka “plaket” para kohe dhe humbet shije.

Frutat ekzotike
Përderisa bëhet fjalë për fruta që bëhen në klimë të ngrohtë, temperaturat e ulta të frigoriferit nuk bëjnë për to. Ananasi, avokado dhe banania nuk duhet të ruhen në frigorifer, pasi në këtë mënyrë ato dekompozohen.

Qepa dhe hudhra
Qepa dhe hudhra forcohen në frigorifer. I mbani ato në një vend të errët, të ftohtë dhe të thatë.

Pjeshka
Në më pak se 10 gradë pjeshka humb shijen dhe vetitë. Është e preferueshme të mbahet në temperaturë dhome.

Mjalti
Një tjetër gabim është të mbani mjaltin në frigorifer. Mjalti, në sajë të përbërësve dhe pH të tij, ruhet më mirë dhe më gjatë jashtë. Kur ruhet në frigorifer, priret te kristalizohet dhe të humbasë shumë nga vetitë e tij.

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit, nëqoftëse ruhet në frigorifer, kondensohet dhe trashet, duke u bërë si gjalpë. Për më tepër, ai humbet shijen e tij origjinale. Ruajeni vajin e ullirit në një vend të ftohtë, larg nga drita.

Çokollata
Kur çokollata futet në frigorifer, në sipërfaqen e saj formohet një shtresë e bardhë, e cila i ndryshon shijen. Kafeja në frigorifer preket nga i njëjti ndryshim me atë të çokollatës.

Drithërat, makaronat, mielli dhe sheqeri
Drithërat, makaronat, mielli, sheqeri dhe ushqime të këtij lloji janë bërë për t’u ruajtur në temperaturë dhome. Nëqoftëse ju i mbani ato në temperatura të ulëta, ata do të humbasin vetitë e tyre, vitaminat, shijen dhe cilësinë.

Disa lloje të proshutës
Ka lloje të ndryshme të proshutave që në frigorifer humbasin shijen e “veçantë” që i dallon ato. Edhe pse kanë karakteristika të ngjashme me mishin, duhet të ruhen në temperaturë dhome.

Continue Reading

Lifestyle

Disa arsye pse meshkujt tradhtojnë

1. Nuk ndihen më sikur janë në në lidhje

Arsyeja kryesore përse meshkujt tradhtojnë është sepse emocionalisht, ndihen të shkëputur nga lidhja, ose të paktën në aspektin seksual. Ata mund të kenë humbur interesin në tërësi ose mund të jenë mërzitur me seksin monoton.

2. Iu dha një mundësi dhe e shfrytëzoi

Mund të jetë një kolege, një shoqe klase ose edhe një e panjohur në një lokal. Entuziazmi i diçkaje të re mund ta bëjë atë të ndihet si i dëshiruar sërish.

3. Ai po vuan nga një pështjellim ndjenjash

Meshkujt mund të tradhtojnë edhe kur ndodhen në një kaos emocional, pas një sherri me partneren ose diçka të ngjashme. Meshkuj të ndryshëm i përballojnë situata të tilla duke konsumuar alkool, drogë-ra të ndryshme ose seks të ndaluar. Ata mund të provojnë gjithçka për të larguar dhembjen dhe seksi funksionon më së miri.

Continue Reading

Lifestyle

Nëse i mbani vezët te dera e frigoriferit, po bëni gabim! Eksperti tregon vendi e duhur për to

    

Të gjithë e dinë se për t’i mbajtur vezët të freskëta, nuk duhen lënë jashtë frigoriferit. Eksperti i ushqimit Chris Bwaslwy thotë se ndërsa shumica e frigoriferëve kanë një vend për vezë dhe kuti të dizajnuara posaçërisht në derë, ku nuk është domosdoshmërit vendi më i mirë për ta.

Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, arsyeja e tij ka kuptim. Dera është vendi më i ngrohtë dhe ku temperatura ndryshon vazhdimisht për shkak të hapjes dhe mbylljes. Kjo është arsyeja pse, si të gjitha ushqimet që prishen, është më e sigurt t’i vendosni në raftin e sipërm, që është më i ftohti.

Gjithashtu ai këshillon që vezët të mos i nxirrni nga kutia e kartonit në të cilën janë blerë. Lëvozhga e vezës është e mbuluar më mijëra pore të vogla që thithin aromat dhe bakteret e padëshiruara. “Mbajtja e vezëve nëkuti është mënyra më e mirë për të parandaluar që bakteret të përfundojnë në to”, tha eksperti.

Përndryshe, vezët që ruhen siç duhet në frigorifer ruajnë cilësinë dhe freskinë e tyre për të paktën dy herë më shumë se ato të lëna në temperaturën e dhomës. Më pas ato duhet të hahen brenda një deri në tre javë, ndërsa mund të qëndrojnë deri në gjashtë javë në frigorifer.

Continue Reading

Lifestyle

Për çfarë fëmijët tuaj nuk do t’ju falin kurrë, shmangni këto gjëra

A keni menduar ndonjëherë se cilat nga lëvizjet tuaja mund të jenë veçanërisht të vështira për fëmijët tuaj? Edhe pse prindërit bëjnë shumë gjëra pa dashje, ata vërtet lënë gjurmë tek të vegjlit.

Gjegjësisht, psikologët besojnë se dy gjëra mund t’i lëndojnë aq shumë fëmijët, saqë do t’i mbajnë mend gjatë gjithë jetës. Në radhë të parë janë premtimet e paplotësuara.

Shumë prindër u premtojnë fëmijëve të tyre çmime nëse kryejnë me sukses një detyrë shkollore dhe të ngjashme. Megjithatë, kur përmbushin atë që u kërkohet, në vend të një shpërblimi, të rriturit u vendosin një sfidë të re.

Mund t’ju duket e padëmshme, por nëse i premtoni vazhdimisht një fëmije diçka që nuk e përmbushni, ai do të humbasë besimin tek ju, sepse e keni zhgënjyer. Kur të rriten, nuk do t’ju tregojnë për gjëra serioze që ndodhin në jetën e tyre, sepse nuk ju besojnë.

Në vend të dytë është mosrespektimi. Prindërit shpesh i dëmtojnë pa dashje fëmijët e tyre duke harruar t’i lavdërojnë për diçka që kanë bërë.

Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje gjithçkaje që arrin një fëmijë – një notë të mirë në shkollë, sukses në një hobi, etj. Inkurajoni fëmijët çdo ditë dhe ata do të vazhdojnë të arrijnë sukses më të madh.

Continue Reading

Lifestyle

Shpëtoni fëmijët nga televizori

Nëse mendoni se televizori nuk ndikon në zhvillimin e fëmijëve, e keni gabim.Televizori ka një sërë anësh negative tek fëmijë, ndaj prindërit që lenë fëmijët në pjesën më të madhe të kohës të përqendruar përpara ekranit, duhet të ndryshojnë këtë rregull.Studiuesit kanë thënë se fëmijët që qëndrojnë me orare të zgjatura përpara televizorit, mund të kenë disa probleme. Sipas tyre, kjo shkakton efekte negative në zhvillimin e tij psikologjik, mendor dhe fizik.

Ashtu siç është i rëndësishëm zhvillimi i fëmijës deri në moshën 2 vjeç, po aq i rëndësishëm është dhe zhvillimi i trurit të tij. Fëmijët kanë nevojë për një komunikim aktiv me fëmijët e tjerë, për lojëra interaktive për një zhvillim të shëndetshëm të trurit.Gjatë muajve të parë të jetës truri i fëmijës zhvillohet shumë shpejt. Në fund të vitit të parë truri është zhvilluar tri herë më shumë në krahasim me gjendjen kur ka lindur. Nxitësit, ndaj të cilëve ekspozohet fëmija gjatë kësaj periudhe ndikojnë pozitivisht ose negativisht në varësi të efektit të tyre.

Shumë prindër mendojnë se shikimi i televizorit nga fëmija që në moshë të vogël ndikon pozitivisht në zhvillimin e tij mendor. Por, në të kundërt të këtij mendimi specialistët pohojnë se shikimi i televizorit shkakton disa çrregullime, ndër to edhe mbipeshë.Sipas Dr. Dimitri Christakis, kërkues shkencor në Spitalin e Fëmijëve dhe në Qendrën Rajonale Mjekësore në Seattle, koha e tepërt përpara televizorit kontribuon në obezitetin dhe agresivitetin tek fëmijët.

Sipas Dr. Dimitri që për më shumë se një dekadë ka mbështetur eleminimin e televizionit gjatë viteve të para të fëmijës: “fëmijët shikojnë mesatarisht televizor 43 orë në javë, që është më shumë se orët e punës së një të rrituri në javë. Gjatë shikimit, ata shumë shpejt bëhen pothuajse të hipnotizuar.Është treguar shkencërisht që pas pak minutash para televizorit, truri ndryshon nga valë vigjilente të trurit (valët beta) në valë hipnotike (valët alfa), ku qendra e gjykimit të trurit anashkalohet. Kështu dhuna dhe dekadenca që sheh fëmija, anashkalon qendrën e gjykimit dhe ngulitet në trurin e fëmijës pa ndonjë aftësi nga ana e fëmijës për të vendosur nëse ajo që sheh ai është e mirë apo e gabuar.

Dhuna dhe dekadenca pranohen nga truri pa iu nënshtruar ndonjë gjykimi moral. Atëherë ajo bëhet pjesë e subkoshiencës së përhershme të fëmijës. Mënyra jonë e jetës, por edhe ambienti jonë ka ndryshuar shumë në dhjetëvjetëshin e fundit.Kështu është shtuar trafiku rrugor dhe dendësia e ndërtimit, gjë që ka bërë,që fëmijët të mos munden të luajnë në rrugë apo në vende të tjera, përveç vendeve posaçërisht të parapara për lojë.Hapësira e aksioneve të fëmijëve dhe mundësitë e tyre që ta njohin ambientin në mënyrë aktive dhe ta “robërojnë“ atë, janë fort të kufizuara, dhe kështu nevoja për lëvizje natyrore është e penguar. Është bërë një mbartje e lojërave nga jashtë brenda, që përmes konsumit medial po bëhet më e fortë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING