Connect with us

Kronike

Ischia, një tragjedi e paralajmëruar

Ndërsa prej motit të keq, pati rrëshqitje të fuqishme dherash, numri i të vdekurve në Ischia, në Itali duket i destinuar të përkeqësohet. Për momentin ka shtatë viktima, por të paktën 8 rezultojnë të zhdukur, një tragjedi ishullore, tashmë skenë e fatkeqësive të ngjashme edhe më parë, falë shpyllëzimit dhe ndërtimeve pa leje.

Dallgët e baltës dhe mbeturinave, të nxitur nga rreshjet e forta, më të fortat e 20 viteve të fundit, rrëmbyen shtëpi dhe makina, teksa autoritetet kanë evakuuar rreth 200 njerëz. Forcat zjarrfikëse dhe ato të ndihmës së shpejtë ndodhen në terren, në kërkime pa shpresë, ndoshta për të gjetur gjallë, dike nga të zhdukurit, mos operacionet kanë vazhduar ngadalë, për shkak të rës së fortë dhe shiut

Advertisement