Connect with us

Kronike

Vlorë/ Shpërthen bombola e gazit në banesë

Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në Vlorë. Mësohet se nga shpërthimi i bombols ka marrë flakë ballkoni dhe janë shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë që fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 17:05, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në Lungomare, dyshohet si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, është përfshirë nga flakët ballkoni i banesës së shtetases D. B.,, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement