Kronike
Teherani shpërndan ‘policinë e moralit’

Prokurori i Përgjithshëm i Iranit ka njoftuar shpërbërjen e forcës së policisë morale e cila pothuajse tre muaj më parë arrestoi Mahsa Amini, vajzën e re kurde që vdiq pasi u ndalua nga agjentët për mosmbajtjen e mbulesës në përputhje me ligjin kombëtar.
Pas muajsh protestash që po i vënë flakën vendit, prokurori e arsyetoi vendimin duke u shprehur se “policia morale në asnjë mënyrë nuk mund të zëvendësojë drejtësinë”.
Për shumë njerëz, kjo është një pikë kthese e vërtetë. Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi tha se “Themelet islamike dhe republikane të Iranit janë të rrënjosura në kushtetutë, por ndonjëherë kushtetuta mund të zbatohet në mënyrë fleksibël.
Në rrugë, iranianët po bëjnë thirrje për ndryshim të ligjit të vitit 1983 që detyron gratë iraniane dhe të huaja, pavarësisht nga feja e tyre, të mbajnë shami dhe veshje të gjera në public kurse para pak muajsh ligji vendosi kufizime të reja, duke u kërkuar grave që të mbulojnë me vello jo vetëm flokët, por edhe qafën dhe shpatullat.

