Connect with us

Kronike

Dhëndri plagos vjehrrin dhe kunatin

Një konflikt i çastit ka bërë që në Vlorë, në lagjen Cole të përdoren armët e ftohta brenda familjes, ku babë e bir janë sulmuar me thikë nga dhëndri i tyre.

Burime bëjnë me dije se pas një konflikti të çastit, situata ka degraduar në përdorimin e thikës.

Policia bën me dije se autori i ngjarjes, është Rildi Kosja, teksa të plagosur kanë mbetur Xhevdet dhe Albion Bahushi, babë e bir, 62 dhe 30 vjeç.

Vetëm pas një ore kërkimesh nga policia, është bërë i mundur arrestimi i 27 vjeçarit.

Ndwrkaq 30 vjecari Albion Braushi është nisur në orët e para të mëngjesit drejt Tiranës. Plagët e marra në trup janë kritike për jetën dhe eshtë nisur për një mjekim më të specializuar.

Edhe babai i tij 62 vjecari Xhevdet Braushi ndodhet për momentin në reaminacion pasi gjendja e tij shëndetësore është më e stabilizuar por nuk mund të paraqitet as ky i fundit si jashtë rrezikut për jetën pasi plagët në trup janë të mëdha.

Autori i sulmit, Rildi Kocja dyshohet fillimisht të jetë konfliktuar me Albion Braushin mbi të cilin mendohet se ka goditur rreth 10 herë më pas është futur në sherr dhe babai i tij i cili është goditur disa herë në bark gjoks dhe këmb

Banorët e zonës, deklaruan se i kishin gjetur babë e bir në trotuar dhe më pas i kishin dërguar në spital, duke theksuar se 30 vjeçari, kishte 10 plagë të shkaktuara nga goditja me thikë në trup.

Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 mjete prerëse thika.

Advertisement