Connect with us

Kronike

8 Bashki në Balotazh

Rithemelimi mbylli procesin e primareve në ë gjithë vendin ku u shpallën dhe 50 fituesit të cilët do të futen në garën e zgjedhjeve vendore të kësaj force politike.

8 bashki të vendit do të shkojnë në balotazh pasi kandidatët nuk kanë siguruar do 50% të votave.

Ashtu siç pritej gara për Tiranën ka qenë e fortë mes deputetit Belind Këlliçi dhe mjekut Ilir Alimehmeti. Në total në Tiranë kanë votuar 8470 anëtarë dhe simpatizantë, ndërsa 4040 vota kanë shkuar për Këlliçin dhe 2196 vota për Alimehmetin.

Ndërkaq Rithemelimi pretendon se në primare kanë votuar rreth 60 mijë votues, ndërsa në shifrat e publikuara deri në orën 17:00 rezultojnë 51 797 votues. Rithemelimi nuk ka dhënë asnjë informacion se sa anëtarë ka gjithsej PD-ja që kanë të drejtë vote dhe sa simpatizantë kanë vendosur të bëhen pjesë e procesit të primareve, çka ka sjellë edhe problematika në disa bashki.

Procesi nuk ka vijuar i qetë, mes akuzave të disa kandidatëve për manipulime dhe fitues të përcaktuar. 8 kandidatë janë tërhequr nga gara, në Tropojë, Lushnje, Belsh, Gramsh, Devoll, Krujë dhe Kuçovë. Megjithatë, dorëheqjet Berisha i cilësoi si shprehje të lirisë.

Gara mes mjekut Ilir Alimehmeti dhe deputetit Belind Këlliçi ka qenë më e fortë për primaret e Tiranës.

https://www.youtube.com/watch?v=jlQdsy6Nxwo

Advertisement