Kronike
Brnabiç: Vuçiç të marrë pjesë në samit

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka deklaruar se Presidenti Aleksandër Vuçiç duhet që të marrë pjesë në samitin e 6 dhjetorit në Tiranë. Vetëm tre ditë pasi Vuçiç anuloi pjesëmarrjen e tij në samitin e Tiranës, Brnabiç theksoi se Vuçiç nuk ka marrë ende një vendim të prerë për këtë samit. Por sipas saj pjesëmarrja e presidentit serb është e rëndësishme samitin e nesërm për shkak se duhet që të përfaqësojë Serbinë në Evropë.
Sa për vendosjen e sanskioneve, Brnabiç deklaroi se, kur është fjala për dënimin e Rusisë, Serbia ka qëndrim parimor.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në 1 dhjetor ka anuluar vizitën e tij në Tiranë për samitin e 6 dhjetor kur në kryeqytetin shqiptar mblidhen krerët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor. Vendimi i Vuçiç për të bojkotuar samitin, u bë i ditur pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për të emëruar Nenad Rashiç si ministër në qeverinë e Kosovës. Ky reagim i Vuçiç ka ardhur pasi Rashiç i cili është edhe kryetar i Partisë Demokrateike Progresiste, nuk gëzonte as 0.2% të mbështetjes nga serbët e Kosovës. Ndërkohë që Rama ditën e djeshme gjatë një konference theksoi se Vuçiç do të marrë pjesë në samitin që do të mbahet në Tiranë.

