Kronike
Vritet shqiptari në Itali
ITALI– Vdes shqiptari në Itali. Mediat fqinje raportojnë se 48-vjeçari është dhunuar për vdekje brenda banesës së tij në Rocca Priora, në Via Sassone.
Alarmi është dhënë nga familja e viktimës rreth orës 11.00 të mëngjesit të djeshëm. Viktima, babai i tre fëmijëve ishte i njohur dhe i respektuar në lagjen ku banonte. Shqiptari u pa në supermarket pak minuta para se të vritej.
Në vendngjarje shkuan menjëherë karabinierët e komandës Frascati, të cilët nisën të kryenin konstatimet e nevojshme. Po ashtu janë duke u kontrolluar edhe kamerat e vëzhgimit në zonë. Trupi i pajetë tashmë është në dispozicion të organeve gjyqësore të cilat do të urdhërojnë obduksionin në orët në vijim.
Gjueti për vrasësin
Hetuesit dyshojnë se viktima është rrahur për vdekje nga dikush dhe më pas është goditur disa herë në fytyrë me një armë prerëse, një thikë ose një hanxhar. Kush e vrau më pas u arratis.
Nga sa mësohet, 49-vjeçari kishte shoqëruar fëmijët e tij në shkollë mëngjesin e djeshëm. Gruaja e tij shkoi të punonte si punëtore shtëpiake. Pas kthimit në shtëpi, ajo gjeti të shoqin duke vdekur. Nuk përjashtohet pista që ai të jetë vrarë për ndonjë borxh.
Një numër i konsiderueshëm vrasjesh janë regjistruar kohët e fundit midis Romës dhe krahinës së saj. Vetëm dy ditë më parë në Fidene, një 57-vjeçar vrau tre persona dhe plagosi 4 të tjerë.