Kronike
Vuçiç “do qahet” tek SHBA

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar bisedime të rëndësishme me këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili këtë javë do vizitojë Prishtinën dhe Beogradin dhe ka treguar se ka marrë përgjigje negative nga KFOR-i lidhur me kërkesën për dërgimin e trupave policore dhe ushtarake serbe në Kosovë.
“Nuk prisja përgjigje tjetër nga KFOR-i” – u shpreh presidenti serb – “Tani mbetet të shihet nëse kërkesa jonë do duhet të shkojë në këshillin e Sigurimit të OKB. Atje rusët do të na mbështesin. Por vota e shumicës do na pengojë të fusin ushtrinë për të mbrojtur serbët në Kosovë. Çfarë do të bëjmë?
Do lëmë Kurtin të komentojë për dështimin tonë? – Pyeti Vucic Këtë javë, Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet do vizitojë Beogradin dhe Prishtinën, teksa presidenti theksoi se ai është ‘njëri shumë i rëndësishëm, që vjen në një kohë tepër të rëndësishme, për takime mjaftë të rëndësishme” Chollet do të udhëtojë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Serbinë nga 8 deri më 13 janar. Në njoftimin e DASH-it thuhet se ai më 11 janar do të udhëtojë në Shkup, ndërsa vizitën do ta vazhdojë edhe në Prishtinë.
Në Kosovë Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit pritet të takohet me zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe shoqëri civile, për të diskutuar vv dhe për dialogun për një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër. Derek Chollet do ta vazhdojë udhëtimin e tij më 12 janar në Serbi.

