Sport
“Blaugranat” fitojnë për herë të 14-të, Superkupën e Spanjës
Barcelona ka mposhtur Real Madrid, në finalen e Superkupës së Spanjës me rezultatin 1 me 3, duke fituar kështu titullin e parë sezonal, si dhe të parin për teknikun Xavi, si trajner të “blaugranave”.
Përveç se arriti të ngrite në qiellin e Rijadit, Superkupën e Spanjë, Barça arriti dhe një rekord tjetër, atë të më shumë Superkupave të fituara.
Në total, skuadra e drejtuar nga Xavi ka fituar 14 herë trofeun e lakmuar, ku të dytët në renditje janë pikërisht rivalët historikë të Real Madrid, me 12 të tilla.