Connect with us

Kronike

Rikthehen lëkundjet e tërmetit

Lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së dielës me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në Klos. Që pas lëkundjes me magnitudë 4.7 ballë, janë regjistruar disa pasgoditje, intensiteti i të cilave ka qenë në rënie të vazhdueshme.

Pjesa më e madhe e tyre janë regjistruar në njësinë administrative Xibër të Klosit dhe magnituda nuk i kalon 2.7 ballë. Në dy pasgoditjet e fundit të regjistruara rreth orës 09:05, epiqendra ka qenë në Burrel me magnitudë deri në 3.1 ballë të shkallës Rihter.

Deri më tani raportohet se janë dëmtuar 25 shtëpi të cilat janë ndërtuar që para shumë vitesh. Fshati ku banorët kanë pësuar dëme më të konsiderueshme në banesat e tyre, ka qenë Fullqet. Ndërsa dëmtime të tjera ka pasur edhe në fshatrat Fullqet Xibër Murrize, Xibër Hane, Shkallë, Guri i Bardhë

Advertisement