Connect with us

Kronike

Kinë/ 60 mijë viktima nga Covid-19 në një muaj

Kina ka njoftuar në një raport të publikuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë se ka regjistruar pak më pak se 60,000 vdekje në një muaj, të gjitha të lidhura me përhapjen e Covid-19, i cili vazhdon të qarkullojë i pakontrolluar që kur qeveria braktisi në fillim të dhjetorit 2022 politikën zero infeksione.

Duke marrë parasysh intervalin nga 8 dhjetor deri tani, mesatarja ditore e vdekjeve të regjistruara zyrtarisht nga Covid do të ishte 1700. Shifra 60 mijë, thotë instituti kinez, i referohet vetëm vdekjeve që kanë ndodhur në spitale dhe është në përputhje me tendencat e vërejtura edhe në vendet e tjera të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në javët e fundit, OBSH i ka kërkuar vazhdimisht qeverisë kineze të ndajë të dhëna të përditësuara dhe gjithëpërfshirëse mbi përhapjen e Covid.

Advertisement