Kronike
Vdekja e Enver Sheshit. Berisha: Ai kishte vendosur të fliste, Rama e çoi në botën tjetër

‘Zhvillimet e ditëve të fundit faktojnë përfundimisht se ky është shteti i mafies, qeveria është mafia e shtetit. Jam këtu për të denoncuar edhe njëherë, errësirën me të cilën qeveria përpiqet të mbulojë vdekjen e të ndjerit Enver Sheshi, arrestuar për aferën e inceneratorëve.
Menjëherë pas komunikatës zyrtare, e cila ngjallte më shumë dyshime se sqarime Sipas Berishës, Komuniteti Shqiptar i Helsinkut nuk u lejua që të hetojë në lidhje me vdekjen e Enver Sheshit. Nga selia blu, drejtuesi i ‘Foltores’ në PD, tha se Enver Sheshi dinte të fshehta e u bë një bllokim total i hetimit nga shoqëria civile për vdekjen e tij.
Nderkaq Berisha shtoi se vendosja e 21 kamerave të sigurisë në Shkodër, sipas Sali Berishës është dëshmi se qyteti është nën sundimin e mafies. Sipas Berishës, një sistem kamerash të specializuara nga organizatat kriminale, ka edhe në Vlorë, Elbasan e në Korçë, kudo jeni të filmuar.

