Connect with us

Bota

Ukrainë/ Rrëzohet helikopteri pranë kopshtit me fëmijë, 16 të vdekur

16 është deri tani bilanci i viktimave nga rrëzimi i një helikopteri pranë një kopshti me fëmijë, që ndodhi sot në Brovary, një qytet në rajonin e Kievit. Sipas Reuters mes viktimave është edhe ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrskyi, zëvendësministri dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë së Kievit.  Gjatë momentit që helikopteri u rrëzua, në ndërtesë ndodheshin fëmijët dhe mësuesit. Ndërkohë dy fëmijë humbën jetën e 10 të tjerë u transportuan në spital. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se do të forcojë ushtrinë ruse, numri i së cilës pritet t’i kalojë një milon e gjysmë ushtarë deri në vitin 2026. Ndërkohë që Zelensky bëri me dije se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni do të jetë së shpejti për vizitë në Kiev, Këshilli i Lartë dhe i Mbrojtjes së Italisë ka riafirmuar angazhimin për të mbrojtur sovranitetin territorial të Ukrainës. SHBA nga ana tjetër po dërgon në Ukrainë armë të cilat mbaheshin në bazat amerikane të Izraelit. Duke qenë se ka pasur rënie të prodhimit të armëve, SHBA po përdor dy alternativa atë të magazinës në Korenë e Jugut dhe atë të Izraelit. Numri i viktimave të Dnipros që u godit me raketa ruse, ka shkuar në 45 pesona, ku përfshihen edhe gjashtë fëmijë.

Lajmi në përditësim…

Moska: SHBA po e përdor Ukrainën si kukull për t’i bërë luftë Rusisë, veprimet e tyre si Hitleri e Napoloni

1673554864_kjdnco.JPGGjatë konferencës së tij vjetore për shtyp në Moskë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov përsëri sulmoi ashpër Perëndimin për mbështetjen e Ukrainës, dhe krahasoi rolin e Shteteve të Bashkuara me veprimet e Adolf Hitlerit dhe Napoleon Bonapartit.‘Uashingtoni, duke përdorur Ukrainën si kukull, po i bën luftë Rusisë me të njëjtin qëllim që kishte: zgjidhjen përfundimtare të çështjes ruse’, tha ai.Sipas Lavrov, Perëndimi “vendos gjithçka” në Ukrainë: dhe kriza midis Moskës dhe Kievit daton shumë përpara fillimit të pushtimit. “Ata po përpiqen të na dobësojnë duke vazhduar të furnizojnë Ukrainën me armë,” tha ai, “por ne do të jemi të gatshëm të përgjigjemi.”

Tragjedi në Kiev, rrëzimi i helikopterit i merr jetën ministrit të Brendshëm të Ukrainës dhe zyrtarëve të tjerë qeveritarë

Ky është Denys Monastyrskyi, ministri i Brendshëm i Ukrainës i cili vdiq ditën e sotme pas rrëzimit të helikopterit mbi një kopsht fëmijësh në rajonin e Kievit.Ngjarja ka përfunduar në tragjedi pasi raportohet se deri më tani numri i të vdekurve arrin deri në 16 persona, mes tyre dy fëmijë, zëvendës ministri i Brendshëm, sekretari i shtetit dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë ukrainase.Helikopteri në Kiev rrëzohet mbi kopshtin e fëmijëve, vdesin 16 persona, mes tyre edhe ministri i Brendshëm i Ukrainës

Një helikopter është rrëzuar mëngjesin e sotëm pranë një kopshti fëmijësh dhe një ndërtese banimi në qytetin Brovary të rajonit të Kievit. Në momentin e tragjedisë fëmijët dhe edukatorët ndodheshin brenda kopështit. Për pasojë 16 persona kanë humbur jetën, mes tyre dy fëmijë dhe ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrskyi. 
Advertisement