Kronike
Zbardhet EMRI/ Kush është 40-vjeçari që u qëllua 27 herë me thikë në Tiranë
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/01/thithi.jpg)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur 3 ditë më parë në një lokal në Tiranë, ku një 41-vjeçar i identifikuar si Eder Dorzi, është qëlluar 27 herë nga dy persona të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të drekës të së shtunës, ku 40-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë dhe dyshohet se është qëlluar rreth 27 herë me thikë brenda lokalit ku ndodhej.
40-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.
Sipas të plagosurit dy persona i janë afruar në tavolinë si miq dhe më pas e kanë qëlluar me thikë.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe 40 vjeçari deklaron se nuk ka konflikt me njeri.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)