Kronike
Meta: Rama i përdor zyrtarët amerikanë për luftën politike

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-zyrtarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal, teksa ky I fundit rezulton të jetë edhe mik i kryeministrit Rama.
Meta shton se shumë shpejtë do të dalin dhe skandale të tjera në dritë, pasi sipas tij raporti I Ramës dhe SHBA-së nuk është një raport vlerash por aferash korruptive.
Audio-përgjimet e publikuara për ngjarjen e 21 janarit, sipas Metës tregojnë nivelin e drejtësisë, që është nën urdhërat e kryeministrit Edi Rama.
Përsa i përket zgjedhjeve të 14 majit, Meta deklaroi se opozita është e vendosur të luftojë për një proces demokratik në zgjedhjet e 14 majit.

