Politike
Afera ‘McGonigal’/ SPAK kërkon aktpadinë, Bardhi: Të kryeni…
Deputeti demokrat Gazmend Bardhi i është përgjigjur kërkesës së SPAK për t’i vënë në dispozicion aktpadinë e drejtësisë amerikane, për çështjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal.
Në letërkëmbimin me kreun e SPAK, Altin Dumani, Bardhi shkruan se ka besim që kjo strukturë do të kryejë një hetim të plotë dhe të pavarur.
“Shpresojmë të kryeni një hetim të plotë, të gjithanshëm dhe të pavarur mbi këtë çështje”, shprehet Bardhi.