Connect with us

Pinknews

Luizi shpërthen në lot: Ta mbash mend

Bjordi Mezini është banori që u eliminua gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP2”, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh.

U duk se shumë prej banorëve u mërzitën që regjisori i njohur nuk do të jetë më pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Madje edhe Luiz Ejlli është prekur nga largimi i Bjordit. Teksa të gjithë banorët po e përcillnin për te dera, Kiara Tito dëgjohet teksa thotë: “Bjordi po qan për ty”, duke iu referuar Luizit.

Ndërkohë këngëtari i njohur e pranon edhe vetë këtë gjë dhe shton: “Mu mbushën sytë me lot, e kam seriozisht. Ta mbash mend. Do të kem shumë shok sa të dalim jashtë”.

Advertisement