Kronike
Dhunë dhe vjedhje, vihen në pranga 12 persona
12 persona janë arresuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 2 persona janë arrestuar për vjedhje ndërsa 2 të tjerë për dhunë në familje. Katër persona u arrestuan pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi, ndërkohë që 3 të tjerë pasi po drejtonin mjetet në gjendje të dehur.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Vihen në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 2 arrestuan shtetasin L. A. (N)., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur një aparat celular dhe një çantë, në një dyqan. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se më parë ka vjedhur një tjetër aparat celular, në rrugën “Abdyl Frashëri”. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 2 ndaluan shtetasin J. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur produkte të ndryshme, në një dyqan, si dhe ka kryer vepra të turpshme. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3 arrestuan shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 5 arrestuan shtetasin H. I., 36 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Kavajë arrestuan shtetasin E. B., 23 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: – Ë. D., 33 vjeç, A. T., 21 vjeç, F. S., 42 vjeç dhe Q. S., 40 vjeç, të katërt banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi; – I. G., 42 vjeç dhe S. Sh., 50 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, në gjendje të dehur; – E. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. C., 43 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.