LAJMI I FUNDIT
“Bindet”/ PS-ja, më 2 Mars debat me Ramën për “McGonigal”
Pas një votimi të hapur gjatë seancës plenare të ditës së sotme në parlamentin e Shqipërisë është vendosur që të enjten e 2 Marsit, të zhvillohet mocioni me debat me Kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal”.
Në mocion janë përfshirë edhe interpelanca dhe të gjitha pyetjet e kërkuara nga opozita. Deputetët e PS votuan për miratimin e datës 2 mars, ndërsa kundër ishte vetëm deputeti socialist, Erion Braçe.
3 kërkesat e opozitës janë bashkuar në një seancë dhe kjo ka sjellë sërish reagimin e deputetëve të opozitës.
“Na lejoni të debatojmë për çështje që kemi bërë kërkesa. Meqë i keni mbledhur bashkë , grupojini në një seancë. Le të mblidhet Konferenca e Kryetarëve”, tha deputetja Tabaku.
” Kryetarja e Kuvendit ka vendosur bashkimin re kërkesës për interpelancë urgjente. Sapo votuam në mungesë të konsensusi të kryetarëve që kanë dijeni që në datën 7 shkurt dhe sot është data 16. Në kushtet kur kërkesa u ripërsërit kryetari i Kuvendit ka të drejtë të propozojë një datë. Në dy mars do të kenë të drejtë të flasin të gjithë”, iu përgjigj Felaj.