Connect with us

Aktualitet

Reshjet/ Përmbyten disa lagje në Lezhë

LEZHE – Kanë mjaftuar pak minuta reshje shiu me itensitet të lartë që problemi i kahershëm me prezencë uji në disa lagje e rrugë të Lezhës të rikthehet.

Uji përmbyti rrugët dhe bllokoi hyrjet e pallateve. Kjo krijoi vështirësi në levizjen e këmbësorëve dhe automjeteve. Kjo situatë u krijua në një kohë të shkurtër pasi vërshimi i ujërave ishte i vështirë dhe niveli i ujit arriti deri në 30 cm.

Në terren u angazhuan punonjësit e shërbimeve publike të Bashkisë Lezhë të cilët po ndërhyjnë në largimin e inerteve nga pusetat e bllokuara.

Advertisement