Kosova
NATO kërkon kompromis/ Aleanca: Mbështesim Lajcak
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, në një bisedë telefonike me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se e mbështet fuqishëm BE në përpjekjet e saj për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai u shpreh se është koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise, teksa shtoi se angazhimi i NATO-s për stabilitet të Ballkanit Perëndimor, do të vazhdojë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen më 18 mars në qytetin e Ohrit, për të diskutuar planin e zbatimit të marrëveshjes së propozuar nga BE.