Connect with us

Kosova

Zgjidhet modeli asociacionit

Qeveria e Kosovës po shqyrton modelet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të ofruara nga europianët. BE-ja dhe SHBA-ja s’kanë dyshim se ai do të bëhet teksa dhe misari europian, Miroslav Lajçak ka thënë se Asociacioni “do të krijohet”, ndërsa edhe i dërguari i amerikanëve, Gabriel Escobar tha sot se “do të bëhet realitet” dhe se “pyetja e vetme është se sa shpejt do të ndodhë dhe cili model do të aplikohet”.

Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është kundër zbatimit të marrëveshjeve të mëhershme dhe vlerëson se Qeveria nuk duhet të ketë frikë nga Asociacioni. Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri tha të mërkurën se “është ka interesim në Prishtinë për ta ndërruar emërimin”, por “jo formën” e Asociacionit. Ai tha se Ekzekutivi në fakt po punon mbi këto propozime.

Lajçak së fundmi ishte në Prishtinë dhe Beograd për t’u takuar me dy liderët para se t’ua hedh atyre në tavolinë të shtunën në Ohër planin e zbatimit të marrëveshjes, për të cilën konsideron se ka marrë pajtimin e palëve në takimin e fundit më 27 shkurt.

Diplomati europian duket se është ndarë i kënaqur nga takimi me Kurtin, të cilit paraprakisht ia ka dhënë 16 modele europiane për të drejtat e pakicave, ku ai mund të shohë se çfarë kompetenca mund t’i jepen Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Albin Kurti tha të hënën se nga këto modele “mund të marrim elemente” dhe se “ato po trajtohen” nga këshilltarët e tij dhe nga disa prej ministrave për të parë se “çka është më e favorshme”.

Emisarët Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar e kanë vënë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në qendër të kërkesave të tyre para takimit, duke iu kërkuar të dyja palëve që të tregohen konstruktivë për te gjetur një kompromis.

Advertisement