Connect with us

Rajon

Kosovë – Serbi/ Vuçiç: Ja pse nuk e firmosa marrëveshjen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij para opinionit publik ka folur për Aneksin e Marrëveshjes, për të cilën në Ohër ka rënë dakord me kryeministrin e Kosovës.

Ai tha se kanë pasur një raund dialogu që siç tha ai fuqitë evropiane dhe botërore e bënë shumë të rëndësishme në media.

“Bisedimet nuk janë asnjëherë të lehta sepse palët janë të kundërta dhe kanë interesa të ndryshme” – u shpreh Vucic duke shtuar se ditëve të kaluara ishte ekspozuar ndaj një orteku të pavërtetash  si në Serbi ashtu edhe në botë.

Duke folur për aneksin dokumentit, presidenti serb deklaroi: Nuk kam nënshkruar dhe nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës” – tha Vuçiç duke shtuar se “vijat e kuqe janë kundërshtimi i njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe anëtarësimi i saj në OKB”.

Ai shtoi se Serbia është e gatshme të punojë në zbatimin e marrëveshjes deri deri në kufi të këtyre vijave të kuqe – u shpreh presidenti serb

Advertisement