Sport
Botërori 2026/ Çmenduri në minutën e 95-të, Gana fiton 1-0 kundër Panamasë
Mëngjesin e kësaj të enjteje me kohën shqiptare, Gana fitoi 1-0 kundër Panamasë në ndeshjen e Grupit L në Kupën e Botës 2026. Një gol në limite i dha tri pikë me shumë peshë ‘Yjeve të Zinj’.
Ndeshja kishte shumë raste, një luftë fizike në mesin e fushës dhe grintë nga të dyja skuadrat për të marrë tri pikët. Mirëpo, duhej minuta e pestë shtesë kur një ‘shpërthim’ në krah nga Thomas-Asante bëri që topi të përfundonte në këmbët e Caleb Yirenkyi, me 20-vjeçarin që e ndali sferën në rrjetë për të kaluar festën te kombi afrikan.
Debutim ëndrrash për Caleb Yirenkyi në Kupën e Botës, teksa në 12 ndeshje me Ganën ka shënuar dy gola. Mesfushori i FC Nordsjaelland vlen 10 milionë euro në treg dhe interes për të kanë treguar emra si Real Madridi, Porto dhe Strasbourg.
Pas ndeshjeve të para në Grupin L, Anglia dhe Gana kryesojnë me nga tre pikë, ndërsa me zero pikë mbeten Panamaja dhe Kroacia. Ndeshjet e radhës do të jenë Angli – Ganë më 23 qershor dhe Panama – Kroaci më 24 qershor.