Connect with us

Politike

Vritet roja nga të shtënat drejt Top Channel, Rama: Agresion kriminal

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e djeshme, ku të shtëna me armë u regjistruan drejt Top Channel. Rama thotë se ky agresion kriminal kërkon një përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese.

“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues”, shkruan Rama.

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur pas mesnatës pasi humbi jetën Pal Kola, roja i sigurisë së Top Channel që u qëllua me breshëri kallashnikovi. Presidenti Begaj kërkon që ngjarja të zbardhet sa më shpejt.

“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.

Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, shkruan Begaj.

Advertisement