Connect with us

Aktualitet

Ekzekutimi i rumunit me thikë në zemër, arrestohet shqiptari

Një shqiptar akuzohet për vrasjen e Stefan Stelian Moraru, i cili vdiq nga një plagë me thikë në Barnet në fillim të këtij muaji. Shqiptari Armand Tafa, 39 vjeç, pa adresë fikse u ndalua nga Policia angleze pasi akuzohet për vrasjen e 44-vjeçarit, ndërkohë që Migen Emilova, 35 vjeç, një 46-vjeçar dhe një 29-vjeçar janë arrestuar më parë për këtë ngjarje.

Stefan Stelian Moraru kishte lindur në Rumani por prej disa kohësh punonte në Britaninë e Madhe. Shoku i tij i banesës është në mesin e të dyshuarve. Kur u mor në pyetje nga policia, ai deklaroi se kishte qenë me rumunin në kazino atë natë. Por ata ishin ndarë rreth orës 03:00, kur ai u nis për në shtëpi dhe rumuni qëndroi sërish në kazino. Sipas tij, rumuni ata natë kishte fituar 2000 £ në lojëra fati.

Po atë natë, rumuni u gjet pa shenja jetë me një thikë në zemër./londonworld

Advertisement