Connect with us

Kosova

Kurti-Vucic prapë bashkë, ndoshta brenda prillit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, do të mbahet pas takimit që priten të kenë kryenegociatorët e të dyja vendeve gjatë javës së ardhshme në Bruksel.

“Me Vucic do të takohemi në prill dhe do flasim për zbatimin e marrëveshjes” – deklaroi kryeministri

Sipas Kurtit, takimi i javës së ardhshme në nivel kryenegociatorësh ka të bëjë me planin e zbatimit të marrëveshjes dhe jo me frymën politike të tij

Kujtojmë se takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, është caktuar për të martën, më 4 prill.

 

Advertisement