Sport
FOTO/ Të gjithë në Barcelonë presin rikthimin e Messi-t
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/04/messi-3.jpg)
Rikthimi i Leo Messi-t në “Camp Nou” mbetet një çështje e hapur, një temë dite në të përditshmet sportive spanjolle, mbi të gjitha ato pranë klubit blaugrana. Sport shkruan se Xavi, sponsori kryesor i rikthimit të Messi-t, ka përgatitur dhomat e zhveshjes pikërisht për këtë, për rikthimin e “pleshtit”.
Xavi ka folur personalisht me senatorët e ekipit, me portierin Ter Stegen, me të cilin Messi kishte dhe disa përplasje përpara se të largohej. Portieri gjerman ka dhënë pëlqimin e tij, ndërsa në të njëjtën linjë janë edhe lojtarë si Dembele, Lewandowski dhe Busquets.
![Sport](https://i0.wp.com/www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2023/04/SPORT-4-285x350.jpeg?resize=285%2C350&ssl=1)
Të gjithë senatorët nuk kanë asnjë problem me këtë pjesë, janë pro rikthimit të Messit në Barcelonë.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)