Connect with us

Politike

“Keni shkatërruar jetën e qytetarëve?”/ Përjashtohet anëtarja e ‘Lëvizja Bashkë’ nga mbledhja e Këshillit Bashkiak

Protesta e flamingove, që vijon prej tre javësh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, hyri edhe në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Përfaqësuesit opozitarë kërkuan diskutimin e çështjes në Këshillin Bashkiak. Anëtarja e Lëvizjes “Bashkë”, Mirela Ruko, u përplas me kryebashkiaken në detyrë të Tiranës, Anuela Ristani.

“Do doja që pjesë e rendit të ditës sot të jenë dhe protesta, të diskutojmë cilat janë shqetësimet e tyre… ka lidhje me ju njerëz që nuk e di nëse jetoni në këtë qytet, që është kthyer në shtëpinë e kukullave të arkitektëve që na kanë shkatërruar komplet mënyrën si jetojmë. Nëse nuk e ke dijeni pse dalin njerëzit në protestë më lejo të të informoj. Pse keni frikë të diskutoni për çështje të cilat shqetësojnë banorët e Tiranës. Zoti Muharremi kur diskutohen çështje të rëndësishme ju shkoni në tualet…”, u shpreh ajo.

Për disa minuta, Ruko bllokoi mbledhjen e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit. Pas disa paralajmërimeve nga drejtuesja e mbledhjes, ajo u përjashtua nga salla.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak vijoi me diskutimin e rendit të ditës, ku në fund u miratuan të gjitha projektvendimet.

Advertisement