Connect with us

Kosova

Shpërthen Haradinaj: Më vjen turp që kosovarët po protestojnë në Tiranë

Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me protestat që po mbahen prej tre javësh në Tiranë. Në një intervistë për Pressing T7 tha se i vjen turp që qytetarë nga Kosova shkojnë në protesta. “Po më vjen marre që i shoh bashkëombasit në protestë në Shqipëri. Unë nuk do kisha shkuar dhe do t’u kisha thënë njerëzve përmbahuni” është shprehur ai.

Në protestën e bulevardit në Tiranë nuk kanë munguar protestues nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ata fillimisht u shfaqën si diaspora shqiptarë, ndërsa sipas vetë qëndrimeve të politikanëve të ndryshëm në Prishtinë dhe Shkup, ata janë të organizuar nga Vetëvendosja dhe simotra e saj VLEN.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një takim me strukturat partiake mbrëmjen e djeshme. Ai i cilësoi protestat që po zhvillohen si të mbështetura nga armiqtë e Shqipërisë.

Advertisement