Sport
Botërori 2026/ Brazili fiton 3-0 kundër Skocisë me Neymarin në fushë
Mëngjesin e kësaj të enjteje me orën shqiptare janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit në Grupin C të Kupës së Botës 2026. Një biletë për në fazën e 1/16-ave e kanë siguruar Brazili dhe Maroku, ndërsa Skocia shpreson të kalojë më tej si një nga tetë vendet e treta më të mira. Haiti është eliminuar zyrtarisht.
Në Miami, Brazili dominoi dhe fitoi 0-3 kundër Skocisë. Një gabim në prapavijën e evropianëve pas shtatë minutash lojë bëri që Vinicius Junior të mos gabonte me portën thuajse të boshatisur. Vinicius shënoi edhe në minutën e 22-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, konkretisht në shtesën e tretë, Vinicius shënoi për dopietën personale.
Edhe në fraksionin e dytë të besuarit e Carlo Ancelottit vijuan të dominonin takimin teksa shënuan me Matheus Cunhan në minutën e 60-të. Tre gola për sulmuesin e Manchester United në dy ndeshjet e para për të në Kupën e Botës. Për t’u veçuar ishte edhe aktivizimi i Neymar në minutën e 76-të, në vend të Cunhas. Kapiteni luan për herë të parë në epokën Ancelotti, teksa duket se ka lënë pas lëndimin dhe është rikthyer në kombëtare pas tre vitesh duke mos i mbajtur lotët.
Renditja në Grupin C: