Sport
Haaland “pushton” Anglinë, “vikingu” thyen rekordin e vendosur në vitin 1931
Me 50 gola, të paktën deri në këtë pikë të sezonit, Erling Haaland po konsiderohet vazhdimisht si lojtari “më i mirë” në botë për momentin, me “robotin” norvegjez që vazhdon të thyejë rekorde javë pas jave.
“Vikingu” shënoi me 11-metërsh në fitoren 1 me 2, të Manchester City pasditen e djeshme, ku përveç se i dhuroi skuadrës së tij kreun e Premier League, Haaland vendosi dhe 2 rekorde të tjera personale.
Fillimisht norvegjezi arriti legjendarët Alan Shearer dhe Andy Cole si golashënuesi më i mirë i kampionatit anglez në një sezon (për norvegjezin sezoni akoma nuk ka përfunduar) në kuotën e 34 golave.
Por jo vetëm, Haaland ka thyer edhe një rekord që ishte vendosur në vitin 1931. Sulmuesi shënoi golin e 50-të sezonal, duke u bërë lojtari i parë i një klubi anglez që arrin diçka të tillë që nga viti 1931.