Aktualitet
Shi dhe rrufe, surpizat e motit për ditën e enjte
Ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe prej mesdite shtim gradual të vranësirave. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intenistet të ulët e lokalisht mesatar.
Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë vendin. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 deri 2 ballë.
Temperaturat parashikohen
në zonat malore 8 deri 18°C
në zonat e ulëta 9 deri 22°C
në zonat bregdetare 10 deri 19°C