Connect with us

Pinknews

Pas Çiljetes dhe Andi Lilës, Veliaj i merr PD-së edhe Luizin?

Këtë fushatë zgjedhore duket se strategjia kryesore e kandidatit socialist për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj fokusohet drejtëpërdrejt te artistët.

Kalimi i “Ylberit” në politikë, vitet e fundit është bërë normale, pasi jo vetëm politikanët i ndërrojnë partitë, por edhe ata që i suprotojnë, dhe në rastin konkret bëhet fjalë për disa nga VIP-at më të njohur.

Nëse dikur kemi parë Çiljetë, Ermal Mamaqin apo Andi Lilën në krahë të Sali Berishës në fushata zgjedhore, këtë vit është krejt ndryshe.

Këto dyshimelindin pas një “skalete” të natës finale të BBV, të publikuar së fundmi në rrjetet sociale ku thuhet se Veliaj do të jetë pikërisht ai që do të celebrojë Kiara Titon dhe Luiz Ejllin.

Pra Veliaj do të ketë rolin kryesorë në ditën me të rëndësishme të këngëtarit, i cili për hirë të së vërtetës është fenomeni i vitit 2023 në Shqipëri.

Kujtojmë që prej fillimit, Luizi është prezantuar në BBV si demokrat i flaktë dhe kjo është përdorur jo vetëm një herë nga Berisha, i cili nuk ka kursyer komplimentat për të.

Advertisement