Kronike
Po bënin kafen kur ndodhi shpërthimi, viktima ishte e paralizuar
Të tjera detaje tragjike dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kuçovë, ku banesa e një çifti të moshuar u shemb pas një shpërthimi me bombol gazi. Fatkeqësisht humbi jetën 84-vjeçarja Alije Kosova, dhe është plagosur rëndë burri i saj 86-vjeçari Mustafa Kosova.
Mësohet se çifti i moshuar ishte zgjuar si për çdo mëngjes dhe teksa bënte kafen, ka shpërthyer bombola dhe si pasojë e shpërthimit është rrëzuar thuajse e gjithë banesa. Ndërkohë, inertet e banesës kanë zënë poshtë çiftin e moshuar, ndërsa 84-vjeçarja mësohet se ishte e paralizuar prej 2 vitesh dhe se për të kujdesej një kujdestare dhe burri i moshuar.
Ky i fundit fatmirësisht është nxjerrë i gjallë nga banesa, ndërsa pasi i është dhënë ndihma mjekësore në Kuçovë, është dërguar te Trauma në Tiranë.