Rajon
Vuçiç, frikë mos ki, se ke trima në Rusi
Zëdhënësi i Kremlinit ka deklaruar se Rusia nuk ka asgjë kundër bashkëpunimit të Serbisë me vendet perëndimore. Nga ana tjetër, Moska shpreson se Beogradi do të ketë forcë dhe mençuri të mjaftueshme për të përballuar presionet që lidhen me vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.
“Ne e dimë se çfarë urtësie politike dhe këmbëngulje duhet të ketë presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe se si ai duhet të kërkojë një ekuilibër delikat. – tha Peskov për televizionin Banja Luka.
Sipas tij, Serbia është një shtet sovran dhe Rusia nuk ka asgjë kundër bashkëpunimit të saj me vendet perëndimore.
“Për ne, gjëja më e rëndësishme është se nuk jemi si perëndimorët, pasi ata besojnë se kushdo qe planifikon të shoqërohet me ta, duhet të urrejë me cdo kusht Rusinë” – theksoi Peskov, teksa dhe shtoi:
“Do të ketë probleme, por do t’i zgjidhim bashkë, me dialog. Serbët në Beograd janë miqtë tanë, vëllezërit dhe motrat, partnerët strategjikë. Ne kujdesemi shumë për marrëdhëniet me Beogradin”.