Politike
Flamur Gjuzi sherr me Jona Hysajn: Je mashtruese, drejtor jam
PJESË NGA DEBATI:
Jona Hysaj: Fillimisht kam mbërritur sot në 7.30 dhe jam përballur me zotin Flamur Gjuzi, i cili është drejtor pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit të Siguimit të Detyrueshëm Shëndetësor në Durrës. Ai deklaroi se ishte e shtunë, e dielë e kishte pushim, e ajo që ndodhi. Fakti që është ulur në Komisioni Zgjedhorm gjë që është e ndaluar për një person që është pjesë e administratës. Ndërkohë nga ana tjetër ajo që ne shohim është pamja që zoti Gjuzi është ulur ngjitur me komisionin. Unë mashtruese pse?
Flamur Gjuzi: Je mashtruese, po ta them unë. Kë kam intimiduar unë?
Jona Hysaj: Ti si vëzhgues nuk duhet që të rrish atje.
Flamur Gjuzi: Mashtruese je sepse nuk flet realitetin. Jam vëshgues, jam drejtor pse? Ditën e dielë, po. Lejohet. Ma trego Kodin Zgjedhor, ku nuk lejohet.
Jona Hysaj: Në ndryshim nga ty unë nuk kam asnjëlloj posti në administratë shtetërore.
Flamur Gjuzi: Yt bashkëshort ishte ai që ishte drejtori i Kadastrës.
Jona Hysaj: Nuk më intimidon fare. Kur tenton që të bësh intimidimin me mua, imagjino çfarë mund t’i bësh qytetarëve.