Thinking ...
Connect with us

Bota

Trump: Po negociojmë me Iranin, por ata nuk janë ende gati për një marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni dhe Teherani po zhvillojnë bisedime për t’i dhënë fund luftës, por theksoi se Irani nuk është ende i gatshëm për të arritur një marrëveshje.

Duke folur para gazetarëve në Zyrën Ovale, Trump u shpreh se kontaktet mes dy palëve vazhdojnë dhe se, sipas tij, pala iraniane po e merr gjithnjë e më seriozisht procesin e negociatave.

Po flasim me ta. Mendoj se janë seriozë. Besoj se po bëhen gjithnjë e më seriozë me kalimin e ditëve, ndoshta për arsye të dukshme. Kjo nuk do të thotë se kemi arritur një marrëveshje. Do të shohim se çfarë do të ndodhë“, tha Trump.

Presidenti amerikan u ndal edhe te marrëveshja e planifikuar për bashkëpunimin bërthamor civil mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite, duke ritheksuar se ajo nuk do të finalizohet pa një hap të rëndësishëm diplomatik nga Riadi.

Sipas Trump, Uashingtoni do të ecë përpara me marrëveshjen vetëm nëse Arabia Saudite i bashkohet Marrëveshjeve të Abrahamit dhe normalizon marrëdhëniet me Izraelin, duke e lidhur kështu bashkëpunimin bërthamor me procesin më të gjerë të afrimit mes vendeve arabe dhe shtetit izraelit.

Advertisement