Connect with us

Politike

Mediu: Shqipëria, i vetmi anëtar i NATO-s që nuk bën zgjedhje të lira

Fatmir Mediu në një deklaratë të dhënë për mediat ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit.

Mediu thekson se në Shqipëri nuk bëhen më zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke shtuar se janë shndërruar në një mekanizëm manipulimi për të kontrolluar, pushtetin, ekonominë, pronën dhe lirinë e qytetarëve.

Pjesë nga fjala e Mediut

Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATOs që nuk bën zgjedhje të lira dhe të ndershme, ato janë shndërruar në një mekanizëm manipulimi për të kontrolluar, pushtetin, ekonominë, pronën dhe lirinë e qytetarëve.

 

 

Prej kohësh OSBE/ODHIR në raportet e tyre kanë nënvizuar, njehsimin e shtetit me partinë në pushtet, intimidimin e votuesve, blerja e votës dhe përdorimi në kundërshtim me ligjin i patronazhistëve(aktivistëve), apo dhe përdorimi i ndryshimeve ligjore për të përçarë opozitën   dhe përdorimin e strukturave të administrimit të zgjedhjeve në interes të Partisë socialiste.

Thënë të gjitha këto ky  është momenti më i vështirë për demokracinë në këto 33 vjet pluralizëm dhe padyshim tragjike për opozitën politike dhe popullin opozitar.

Në vlerësim të qytetarëve ne duhet të vazhdojmë angazhimin deri në numërimin e votës së fundit për kryetar bashkie apo këshilltarë.

Opozita e djathtë duhet të evidentojë dhe denoncojë cdo fakt të manipulimit të zgjedhjeve, por më e rëndësishme është të reflektojë në çdo nivel drejtimi dhe përfaqësimi, me  një qëndrim të qartë për problemet e saj të brendshme,  sjelljen e saj dhe vendimmarrjen e saj politike, mbi të gjitha qasjen e saj me votuesit shqiptarë dhe detyrat e saj për të ofruar alternativën e duhur, mundësimin e bashkimit të opozitës dhe shqiptarëve kudo që janë, garantimi e votimit dhe konkurrimit të diasporës si dhe garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Advertisement