Kronike
Pamjet e rënda/ Momenti kur makina përplas për vdekje këmbësoren!
Një 67-vjeçare ka humbur jetën në një aksident tragjik të regjistruar në zonën e Bahçallëkut, në Shkodër. E moshuara, E.B, po ecte në trotuar kur është përplasur nga një automjet që ka dalë nga rruga.
Pamjet filmike kanë dokumentuar momentin e rëndë, ku automjeti del nga rruga dhe godet këmbësoren, duke i marrë asaj jetën.
Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 15:40, pranë Urës së Bahçallëkut. Automjeti drejtohej nga 27-vjeçarja B.P, e cila dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke u përplasur më pas me shkallët metalike të një ndërtese.
Si pasojë e përplasjes, 67-vjeçarja ndërroi jetë në vendngjarje. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.