Connect with us

Sport

Manchester City ‘shkërmoq’ Real Madridin

Manchester City – Inter do jetë finalja e këtij sezoni në Champions League. Dy skuadrat do përballen në 10 qershor në Turqi. Manchester City fitoi 4-0 me Realin e Madridit këtë të mërkurë në “Etihad”, me djemtë e Guardiolës që ishin më të vendosur në fushë. Dueli u hap në minutën e 23 nga Bernardo Silva, teksa sërish portugezi do shënonte për dopietën personale në të 37 minutë. Në pjesën e dytë, Reali u mundua të shkurtonte distancën por pa mundur.

Me kontrollin më të madh të lojës dhe mbajtjen e topit, City ia doli të gjente golin e tretë. Në minutën e 76 të ndeshjes, një krosim i De Bruyne u devijua në portë nga Militao, me mbrojtësin e Galaktikëve që shënoi në portën e tij. Në të 90+1 minutë ishte Alvarez që vulosi ndeshjen për 4-0.

Tanimë Guardiola me City-n ka mundësinë që të sigurojë trofeun e Champions, teksa përballë do ketë Interin e Inzaghit, që po kalon një formë të mirë në Evropë.

Advertisement

TRENDING