Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Nga Brazili në Kinë/ Të gjithë bashkë për Asociacionin

Gjatë ditës së sotme, Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë për dialogun në Bruskel, duke thënë se procesi është vonuar në arritjen e qëllimeve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjore, ndërsa shtetet aleate dhe joaleate të vendit, si ShBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Rusia, Kina e Spanja e të ngjashme vazhdojnë ta kërkojnë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Çfarë ndodhi? Aleatet Ambasadori amerikan në Brograd, Christopher Hill, ka thënë se do të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, pasi që politikbërësit në SHBA besojnë në këtë. “Ka një vetëdije në mesin e politikëbërësve amerikanë se serbët në Mitrovicën e Veriut dhe Kosovë, në realitet, duhet ta kenë këtë çështje të zgjidhur përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Hill. Javën e kaluar, ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, javën e kaluar tha se ka ardhur koha që Kosova ta propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. “Pra, tani është koha që Kosova ta propozojë zyrtarisht një draft statut për një Asociacion, duke u mbështetur në vizionin e vendosur nga Kryeministri javën e kaluar, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga BE-ja”, ka shkruar Abbott në Facebook. E dje ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, pas një takimi me anëtarët e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, kërkoi që Kosova të bëjë hapa drejt themelimit të Asociacionit. “Drafti më i mirë mund të përgatitet nga vetë Kosova për Kosovën. Një vizion nuk është draft. Çka na duhet nga Kosova sa më parë është një draft, që të shohim se çfarë idesh konkrete ka për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe. Ky, mendoj që është obligim i Kosovës për ta sjellë përpara këtë proces”, tha Rohde.

Advertisement