Rajon
Kosova në Senatin Amerikan/ Ballkani prioritet i SHBA
Këshilltari Special i Sekretarit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, në dëshminë e tij para Komitetit për Punë të Jashtme në Senat ka thënë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është një prioritet për administratën e Joe Biden.
Ai u shpreh se për shumë zyrtarë të kësaj administrate çështja e këtij rajoni është edhe personale meqë janë marrë qysh nga shpërbërja e Jugosllavisë.
Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, zyrtari i lartë amerikan ka thënë se SHBA përkrah Kosovën dhe mbështet njohjen e plotë të saj në arenën ndërkombëtare dhe se mbështesin fuqishëm integrimin në Kombe të Bashkuara dhe afrimin në NATO dhe BE.
Derek Chollet deklaroi se aspiratat e Kosovës dhe Serbisë për tu integruar në Bashkimin Europian, nuk do të realizohen derisa të dy vendet të zgjidhin mospajtimet mes tyre.
Sipas tij, tashmë ka një rrugë për normalizimin e marredhnieve mes tyre si rezultat i dialogut të BE-së ku palët kanë marrë obligime, megjithatë sipas tij,situata ende mbetet e brishtë dhe duhet kurajo politike.