Connect with us

Rajon

Rada Trajkoviç sulmon Vuçiç dhe Milan Radoiçiç

Pas deklarates se bere nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç se Milan Radoiçiç “ka kaluar poligrafin, nuk ka qenë mashtrues dhe se beson që ai është i pafajshëm në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviçit, Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviç ka rikujtuar rikujton se Radoiçiç është në listën e zezë të SHBA-së dhe beson se me këtë deklarim, Vucic po i dërgon një mesazh SHBA-së.

Trajkoviç theksoi se kjo komprometon “një dëshirë të drejtë të serbëve nga Kosova për të gjetur një përgjigje për qëndrimin dhe mbijetesën e tyre në zonat ku kanë jetuar gjithmonë”.

“Nëse mafia ju integron në sistem dhe nëse një ditë shpërbëhet ai sistem, atëherë fatkeqësisht të gjitha viktimat që pësuan serbët në vuajtjet tona dhe shkeljen e të drejtave tona, hidhen në ujë dhe ne prezantohemi si ata që ndjekin nga pas njeriun që është në listën e zezë amerikane” –  tha Rada Trajkoviç.

Advertisement